Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Luftëtarët e ISIS-it maskohen si gra për t’u shpëtuar arrestimeve

Luftëtarët e ISIS-it maskohen si gra për t’u shpëtuar arrestimeve
July 22
19:07 2017

Një xhihadist ka tentuar të arratiset nga Mosuli i maskuar si një zonjë, por është kapur pasi kishte harruar të rruante mjekrën dhe mustaqet.

Luftëtari i ISIS-it u përpoq të largohej nga zona e rifituar nga forcat militare pasi ndodhej nën urdhrat e grupit islamik terrorist për një kohë të gjatë.

Me veshje gruaje dhe make-up, burri me mjekër kishte harruar të rruante mjekrën dhe mustaqet që e shfaqnin dukshëm.

Kjo duket edhe nga fotografitë e shpërndara nga ushtria irakene menjëherë pasi ai është kapur.

Në disa foto të tjera të publikuara nga ushtria irakene, terroristët duken edhe me sytjena, në tentativat e tyre duke u veshur si gra për të shpëtuar nga arrestimi i ushtrisë shtetërore të Irakut.

Qyteti i vjetër i Mosulit u rifitua nga forcat e ushtrisë së Irakut pas muajsh të tërë luftimesh me terroristët e ISIS.

Më tepër se 5000 ndërtesa në këtë qytet u shkatërruan përgjatë luftës që u tensionua së tepërmi përgjatë qershorit dhe si shkak i artilerive të rënda pjesa më e madhe e tij u shndërrua në rrënoja. /Blitz.al/

Share