Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lufta kundër pastrimit të parave, indeksi i Bazelit e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet më të përmirësuara

Lufta kundër pastrimit të parave, indeksi i Bazelit e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet më të përmirësuara
September 07
12:52 2016

Indeksi i Bazelit për vitin 2016 e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet që në rang botëror ka bërë përmirësime në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Vendi ynë u rendit i 102-ti ndër 149 vendet, çka do të thotë se sa më poshtë në renditje, aq më i ulët rreziku i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në krahasim me vitin 2015-të, ku u vlerësua me 5.56 pikë, në këtë indeks ajo mori pikëzimin prej 5.04 pikësh, duke përmirësuar pozicionin ku ndodhej. Ndër 10 vendet që kanë bërë përmirësime, krahas Shqipërisë, renditet edhe Armenia, Bosnja dhe Kosta Rika.

Finlanda mbetet vendi me rrezikun më të ulët të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit e krahas saj renditen  Letonia, Estonia. Vendet me rrezikun më të lartë të financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave janë Vanatuja, Kili, Sri Lanka, Kina, Estonia, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.

Rezultatet e këtij indeksi janë nxjerrë nga 14 treguesit që kanë përdorur burime të tilla si FATF, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje