Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lufta kundër ISIS, Britania dhe aleatët, të gatshëm për të furnizuar me armë Libinë

Lufta kundër ISIS, Britania dhe aleatët, të gatshëm për të furnizuar me armë Libinë
May 17
09:58 2016

Britania e Madhe së bashku me aleatët e saj ndërkombëtarë kanë rënë dakord që të mbështesin qeverinë libiane në luftën kundër Shtetit Islamik. Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u shprehën se janë të gatshëm për të pajisur me armë qeverinë në Libi.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, bashkë-kryesues i këtij takimi në Vjenë, e vlerësoi si me rëndësi furnizimin e qeverisë libiane me armë, por ky vendim duhet të mirëmendohet. Ai e paraqiti si të nevojshme krijimin e një balance mes armëve të shtetit dhe atyre të grupeve terroriste.

Shteti Islamik ka përfituar nga kaosi i krijuar pas rrëzimit dhe vdekjes së diktatorut Moammar Gaddaf, i cili krijoi një vakum pushteti që shkaktoi përplasje mes grupeve rivale për shkak të depozitave me naftë që vendi zotëronte.

Muajin e kaluar, qeveria libiane paralajmëroi ISIS që ka shtrirë pushtetin në pjesën më të madhe të vendit, megjithatë ende paraqitet nevoja për furnizim me më tepër armatime.

Komento
Etiketimet
Shperndaje