Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luciano Spalleti shkarkohet nga Interi, ky është trajneri i ri i klubit zikaltër

Luciano Spalleti shkarkohet nga Interi, ky është trajneri i ri i klubit zikaltër
May 30
10:39 2019

Pas dy sezoneve dhe kualifikimeve në Champions, aventura mes Interit dhe Luciano Spallettit ka mbaruar. Largimi është bërë zyrtar dhe tashmë ata kanë zgjedhur Conten si trajnerin e ri të zikaltërve i cili do të prezantohet nesër.  Sipas “Gazzeta dello Sport”, trajneri ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe do të përfitojë plot 9 milionë euro në sezon, shtuar këtu edhe bonuset e mundshëm.

Conte tashmë ka filluar të punojë me Interin siç u fol edhe disa ditë më parë dhe të shtunën ai do të jetë së bashku me Morottën dhe të gjithë ekipin drejtues të zikaltërve në Ëanda Metropolitano për të parë finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Tashmë se çfarë do të bëjë Conte mbetet për tu parë por ajo që vlen për tu theksuar është fakti se ai ka gjithmonë një parim ku shprehet se ekipi vjen përpara individit. Në këtë rast të gjithë tifozët e futbollit e sidomos ata të Interit do të presin lajme të reja edhe për fatin e Mauro Iccardit.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje