Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luciano Moggi i sigurt: “Cristiano Ronaldo ka nënshkruar tashmë me Juventusin”

Luciano Moggi i sigurt: “Cristiano Ronaldo ka nënshkruar tashmë me Juventusin”
July 05
11:30 2018

“Cristiano Ronaldo ka nënshkruar tashmë për Juventusin dhe ka bërë edhe vizitat në Mynih.”

Kjo është bindja e Luciano Moggi-t, ish-menaxherit të Juventusit, i cili në Twitter shkruan me siguri të madhe që sulmuesi do të jetë në Torino në sezonin e ri futbollistik që nis së shpejti.

Moggi u bind edhe më shumë pasi foli me disa persona të rëndësishëm sipas tij. Ai ishte një hap larg nënshkrimit të kontratës me  CR7 16 vite më parë, kur sulmuesi ishte vetëm 18 vjeç. Refuzimi i Salas i cili do të ishte edhe homologu teknik për të mbyllur marrëveshjen bëri që gjithçka të zbehej dhe marrëveshja mos të arrihej. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje