Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luan Rama: “Më shumë se 100.000 vota në Tiranë për LSI-në, fitues në 7 nga 11 njësi”

Luan Rama: “Më shumë se 100.000 vota në Tiranë për LSI-në, fitues në 7 nga 11 njësi”
June 25
20:55 2017

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një dalje për mediat deklaroi se LSI-ja ka mbi 100 000 vota vetëm në qytetin e Tiranës.

“Nga komunikimi me të gjitha grupet tona të vëzhgimit, vetëm në qytetin e Tiranës, numri i votuesve pro LSI-së kalon mbi 100 000 mijë. Në qarkun e Tiranës, rezultati i LSI-së është 5 herë më i lartë sesa zgjedhjet e vitit 2015”,- tha Luan Rama.

“Përgënjeshtroj çdo përpjekje për të manipuluar opinionin me sondazhe dhe exit poll-e të parafabrikuara. Rilindja shkon në opozitë”, – shtoi nënkryetari i LSI-së. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje