Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luan Krasniqi: Ramush, je hero i gjallë!

Luan Krasniqi: Ramush, je hero i gjallë!
January 06
11:07 2017

Ish-kampioni i Europës në boks, Luan Krasniqi, ka dhënë një mesazh për Ramush Haradinajn të arrestuar 2 ditë më parë në Francë.

Krasniqi ka pohuar se vetëm Ramush Haradinaj po e flet të vërtetën dhe është hero i gjallë. Në këtë formë, Krasniqi ka protestuar kundër arrestimit nga autoritetet franceze të kryetarit të AAK-së.

“Ramush, ti je i vetmi që flet dhe drejton të vërtetën”, – ka shkruar Luani në Facebook, “Hero i gjallë”, – përfundoi boksieri me origjinë nga Juniku i Kosovës që e ka zhvilluar karrierën në Gjermani.

Ramush Haradinaj u arrestua në Francë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004 për krime lufte.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje