Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lu takon Nishanin një ditë pasi diskutoi me Ramën

Lu takon Nishanin një ditë pasi diskutoi me Ramën
November 03
13:28 2016

Ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar presidentin e Republikës, Bujar Nishani në Presidencë, për të diskutuar mbi situatën e kanabisit në vend, pas deklaratave të kreut të shtetit për të thirrur Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Takimi vjen një ditë pasi Lu e Vlahutin u takuan me kryeministrin Rama në kryeministri, për të diskutuar mbi problemin e drogës në vend, që është kthyer në problemin politik e jo vetëm të ditës. Pas takimit të djeshëm, Rama shkroi në Facebook: “Takim i dobishëm me miq, partnerë, përfaqësues të huaj ne vend, për suksesin e represionit policor dhe sfidën e parandalimit të kanabisit”.

Deri më sot ambasadorët e akredituar në Tiranë nuk kishin dhënë deklarata konkrete për këtë problematikë, por së fundmi, pas tonelatave të tëra të drogës të kapura në Shqipëri apo Itali, përfaqësuesit e ambasadave nuk kanë ndenjur mënjanë, por po interesohen seriozisht për situatën.

Pritet që presidenti Nishani të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në datën 11 nëntor.

Situata aktuale ka shkuar deri në pikën që ka zëra në mediat e huaja që flasin për diskutim të të qenit të Shqipërisë anëtare e NATO-s ose jo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje