Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lu-së i soset durimi: Të hënën takim Rama-Basha. Dakordësim ose të mbyllen përjetë në sallë

Lu-së i soset durimi: Të hënën takim Rama-Basha. Dakordësim ose të mbyllen përjetë në sallë
July 15
18:17 2016

Paaftësia e politikës shqiptare për të arritur miratimin e reformës në drejtësi, ka shtyrë ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, të japë një propozim të fundit lidhur me ngërçin politik që po bëhet shkak për stërzgjatjen e reformës.

Në deklaratën e sotme të tij, ai është shprehur se ka ende kohë për një marrëveshje. Donald Lu ka sfiduar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha që të takohen ditën e hënë dhe të mos largohen nga takimi pa arritjen e një marrëveshje.

“Basha ka thyer zotimin e tij ndaj Victoria Nuland. Ndërsa Rama deklaroi se i ka dhënë fund negociatave dhe se do të miratonte çdo propozim të tyre të pranueshëm nga SHBA dhe BE. Unë e refuzoj edhe këtë. Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme.  Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi.

Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë.”, është shprehur ndër të tjera ambasadori.

Më tej, ai akuzoi politikanët shqiptarë se po e luftojnë reformën në drejtësi për shkak se kanë frikë. Sipas tij, nëse Rama dhe Basha nuk munden të arrijnë kompromisin, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë.

Komento