Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lu për korrupsionin: Të fortët blejnë drejtësinë, shqiptarët e dinë të vërtetën

Lu për korrupsionin: Të fortët blejnë drejtësinë, shqiptarët e dinë të vërtetën
June 02
11:12 2016

Gjatë Prezantimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ambasadori Donald Lu foli me tone të ashpra ndaj elitës politike shqiptare sa i takon çështjes së korrupsionit në Shqipëri.

Sipas kryediplomatit amerikan, korrupsioni është duke shkatërruar të dobëtit, ndërkohë që të fortët blejnë drejtësinë. Ai shprehet se sipas studimit, problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët, përfundim që nuk e habit atë.

“Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfrit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat.”, u shpreh ndër të tjera Lu.