Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lu: Nuk ndryshojnë marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Lutemi për viktimat e përmbytjeve

Lu: Nuk ndryshojnë marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Lutemi për viktimat e përmbytjeve
November 09
09:44 2016

Ambasadori amerikan Donald Lu ka uruar presidentin e ri amerikan Donald Trump për fitoren e duke iu referuar këtij rezultati në politikën amerikane tha se nuk do të kenë asnjë ndryshim në politikën mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Ndërsa Amerika mbyll këtë fushatë, Shqipëria po nis të sajën. Teksa ne fillojmë të shërojmë ndarjet politike, shqiptarët do të nisin një debat të gjatë që do të kulmojë me zgjedhjet e qershorit.  Unë jam i sigurt që populli shqiptar do të bëjë zgjedhje të mençura dhe do të debatojë mbi çështjet e pafolura”,- tha Lu duke përçuar kështu mesazhe edhe për politikën shqiptare.

Më pas Lu foli edhe për situatën e përmbytjeve në vendin tonë.

“Jemi të shqetësuar për situatën e përmbytjeve në Shqipëri dhe shprehim lutjet tona për viktimat si pasojë e tyre”,- shtoi ambasadori.

Komento
Shperndaje