Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lu në Kryeministri, ambasadori jep mesazhet e fundit për “Reformën në Drejtësi”

Lu në Kryeministri, ambasadori jep mesazhet e fundit për “Reformën në Drejtësi”
September 25
21:21 2016

Nga: Anduena Llabani

Ndërsa ndajnë vetëm pak ditë nga seanca parlamentare ku pritet të kalojnë për votim 6 ligjet e Reformës në Drejtësi , përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për të nxitur konsensusin mes paleve vijojnë.

Sot në mbrëmje, rreth ores 19 e 30, ambasadori amerikan Donald Lu ka mbërritur në selinë e Kryeministrisë, për një takim me kryeministrin Rama.

Ashtu si për takimet e mëhershme, asnjë informacion nuk është përcjellë zyrtarisht rreth këtij takimi por nga burime pranë këtij institucioni mësohet se tema që dominoi bisedimet për rreth 60 minuta kanë qenë pikërisht zhvillimet e fundit politike dhe ecuria e negociatave mazhorance – opozitë mbi miratimin e 6 ligjeve të reformës në drejtësi. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje