Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lu dhe Vlahutin në mbledhjen e PD, mungon Berisha

Lu dhe Vlahutin në mbledhjen e PD, mungon Berisha
May 11
11:26 2016

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, kanë mbërritur në orën 10:00 të ditës së sotme në mbledhjen e Partisë Demokratike për të diskutuar rreth reformës në drejtësi dhe dhënë mesazhet e tyre.

Ata janë pritur nga deputetët Edi Paloka dhe Jorida Tabaku, ndërsa Jozefina Topalli është paraqitur me vonesë. Ka rënë në sy mungesa në mbledhje e ish-kryeministrit Berisha. Pritet që në përfundim të mbledhjes, kreu i opozitës, Lulzim Basha, të ketë një prononcim për mediat.

Ditën e djeshme, dy ambasadorët zhvilluan takime të veçanta me grupet parlamentare të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me reformën në drejtësi.

Komento