Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lu dhe Arvizu takojnë Ramën

Lu dhe Arvizu takojnë Ramën
April 04
09:11 2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës  Donald Lu, dhe ish-ambasadori, Aleksandër Arvizu, tashmë në rolin e zyrtarit të DASH, kanë takuar kryeministrin Rama në zyrën e tij.

Vizita ka ardhur menjëherë pasi kreu i qeverisë ka përfunduar vizitën në Malin e Zi dhe është kthyer në Tiranë, duke vazhduar axhendën e takimeve.

Ndonëse temë e diskutimeve pritet të jetë kriza politike dhe lufta ndaj kanabisit, ka shumë gjasa që biseda mes zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit të fokusohet tek aktualiteti politik, nisur edhe nga deklaratat e fundit të kryeparlamentarit Ilir Meta se s’mund të ketë zgjedhje pa opozitën, dhe kërkesën e tij për një qeveri “besimi”.

Mbetet për t’u parë qëndrimi i Ramës pas bashkëbisedimit me ta, çka duket të jetë vendimtare për të përcaktuar të ardhmen e qeverisë dhe të zgjedhjeve.

Në kushtet kur opozita po vijon t’i qëndrojë fort kërkesave të saj duke mos lëvizur nga sheshi dhe për bojkot të zgjedhjeve, vendi mund të shkojë në një krizë të pakohë.

Një ditë më parë Lu dhe Arvizu takuan në kohë të ndryshme liderin e demokratëve Lulzim Basha dhe kryeparlamentarin Ilir Meta. /Blitz.al/

Shperndaje