Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lu: BKH sipas modelit të FBI-së, shpresojmë për një drejtësi të pavarur

Lu: BKH sipas modelit të FBI-së, shpresojmë për një drejtësi të pavarur
March 23
15:13 2016

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, deklaroi përgjatë ditës së sotme se Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet bazuar në modelin e FBI-së.

“Po pse duhet të besojnë shqiptarët e zakonshëm që këta policë të posaçëm do të jenë përtej ndikimeve dhe korrupsionit?

Për shkak se SHBA-të do të investojnë. Do të investojnë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të zhvillohet në Akademinë e FBI-së në Shtetet e Bashkuara”, – u shpreh Lu.

Më tej, teksa solli në vëmendje filmin “Të paprekshmit”, për të treguar se sikundër njësia elitare hetimore që ishte e pakorruptueshme dhe e pavarur, duke arritur të arrestojë Al Kaponen, pritet që një drejtësi po e tillë të funksionojë edhe në Shqipëri. Një drejtësi e pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Komisioni i Venecias mirëpret funksionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të vendoset nën një prokuror të pavarur, as nga Prokurori i Përgjithshëm, as nga Policia e Shtetit.

Drejtuesi do të jetë ky prokuror që do të japë llogari para popullit shqiptar; udhëheqësit politikë po përpiqen ta përdorin debatin për arsye politike. Të gjithë ata të bien dakord se ndikimet pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri.

U kërkoj atyre që BKH është një institucion jetik dhe të bien dakord për modelin antikorrupsion të një institucioni të mbështetur nga FBI-ja amerikane, i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar”, – deklaroi ambasadori Lu.

 

Etiketimet
Shperndaje