Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

LSI, parti më e pasur se PS dhe PD

LSI, parti më e pasur se PS dhe PD
March 19
16:18 2017

Instituti i Studimeve politike në Shqipëri ka analizuar dhe bërë me dije panoramën e të ardhurave të partive politike në vendin tonë.

Në një postim të vetin në rrjetet sociale, studiuesi i partive politike, Afrim Krasniqi na jep një panoramë të të ardhurave legale, të deklaruara të partive politike.

Partia më me shumë të ardhura gjatë 2016 është LSI, dhe jo dy partitë e mëdha, PS e PD. Të ardhurat e LSI janë rreth 1 milion (të reja) më shumë se PS dhe rreth 30 milion (të reja) më shumë se PD…Partitë në qeveri, për shkak të aseteve e përfitimeve informale të pushtetit, kanë gjithnjë më shumë të ardhura sesa partitë në opozitë. Partitë e modelit klientelist kanë strukturë funksionale financimi sipas vendit të punës që kanë marrë anëtarët dhe sipas hierarkisë në vendet e punës.

Kushtetuta e Shqipërisë (neni 9, pika 3) detyron partitë politike të bëjnë kurdoherë publike burimet e tyre të financimit dhe shpenzimet e tyre. Kushtetuta është miratuar në nëntor 1998, pra përpara 19 vitesh. Prej atëherë asnjë parti nuk ka bërë publike burimet e tyre të plota të financimit dhe as shpenzimet e tyre reale. Partitë promovojnë tek të tjerët nevojën e respektimit të Kushtetutës, por vetë ato nuk e respektojnë atë. Prej vitit 2011 partitë kryesore politike bëjnë deklarimin vjetor e të ardhurave dhe shpenzimeve në KQZ. Deklarimi është formal, bazohet në burimet e vetë partive dhe nuk ka mekanizëm kontrolli mbi saktësinë e tyre. Ekspertët kontabël të KQZ verifikojnë nëse të dhënat e partive janë deklaruar në rregull nga ana administrative, jo burimin e tyre dhe burimet e tjera të financimit të padeklaruara. Megjithatë, bazuar në këto deklarime të partive politike mund të krijojmë një ide fillestare për disa elementë: mbi burimet de juro të partive, mbi asetet që ato kanë në pronësi, mbi anëtarësinë e deklaruar tek zëri i kuotës së anëtarësisë, mbi strukturën drejtuese dhe mbi korrektesën e tyre formale të deklarimit sipas Kodit Zgjedhor në KQZ”,- shkruan raporti.

Siç rezulton nga të dhënat, partia më me shumë të ardhura gjatë 2016 është LSI, dhe jo dy partitë e mëdha, PS e PD. Të ardhurat e LSI janë rreth 1 milion (të reja) më shumë se PS dhe rreth 30 milion (të reja) më shumë se PD.  Nëse bëhen krahasime të tilla në partitë politike evropiane, është e pamundur të gjendet një rast kur një parti me 20 deputetë të kenë financim ligjor (buxheti i shtetit, sponsorizime, ndihma, etj) shumë më të madh sesa partitë politike me 45 – 65 deputetë”,- përfundon ai.  /Blitz.al/

Shperndaje