Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

LRI sulmon ministren Nikolla: Ju me diplomë “Kristali”, pse s’pranuat kërkesat tona?

LRI sulmon ministren Nikolla: Ju me diplomë “Kristali”, pse s’pranuat kërkesat tona?
October 07
16:25 2016

“Matura shtetërore” është një çështje që ka revoltuar së tepërmi edhe të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin pakënaqësitë e tyre për reformën që ministrja Lindita Nikolla ka ndërmarrë në arsim.

Koordinatorja e gjimnazeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Fiona Dani, ka reaguar ashpër ndaj ministres, të cilës, duke i kujtuar diplomën te “Kristali”, e pyet për arsyen se pse nuk mori në konsideratë pesë kërkesat që përfaqësuesja Kejdi Mehmetaj bëri në sajë dhe të konsultimeve me maturantët.

Edhe zv/kryetari i LSI-së, Klevi Pojana, ka reaguar kundër ministres së Arsimit dhe Sportit, duke u shprehur se meritokracia në sistemin arsimor shqiptar nuk është funksionale për aq kohë sa nxënës me mesatare të lartë nuk fitojnë të drejtën e studimit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje