Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lotaria Amerikane, shpallen sot fituesit

Lotaria Amerikane, shpallen sot fituesit
May 03
09:51 2016

Prej orës 18:00 të ditës së sotme, shqiptarët që kanë aplikuar në Tetor 2015 për Lotarinë Amerikane, do njihen sot me rezultatin. Në njoftimin e saj, Ambasada Amerikane bën të ditur se përzgjedhja e fituesve do të bëhet përmes Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016 deri më 30 qershor në faqen e internetit www. dvlottery.state.gov.

Përpara se të kontrollojnë përgjigjen, aplikantët duhet të kenë përpara të dhënat përkatëse, si kodi i regjistrimit 16-shifror që do të shërbejë për të proceduar. Ata duhet të hyjnë në adresën zyrtare të DASH, www.dvlottery.state.gov.al/ESC/, ku duhet të ndjekin hapat e nevojshëm ku kërkohet plotësimi i të dhënave.

Në rast se aplikanti shqiptar rezulton fitues, ai duhet të presë të kontaktohet për dhënien e intervistës përgjatë datave 5-16 maj.

Komento