Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lorik Cana: Do të jem i angazhuar jashtë dhe brenda fushës

Lorik Cana: Do të jem i angazhuar jashtë dhe brenda fushës
September 09
17:15 2016

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka sqaruar detajet e vendimit për t’u shkëputur pas 14 vitesh karrierë. Ai ka zbuluar në intervistën në “News 24” edhe disa nga planet e tij për të ardhmen.

Ai tregon se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka pushuar asnjëherë, pasi nuk preferon të rrijë në një vend dhe të mos luajë. E në këtë periudhë, ai tashmë ka vendosur t’i japë kohë trupit që të rikuperohet.

I pyetur lidhur me ikjen e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare tek ajo Kosovare, ai shprehet se pavarësisht se e mbështet sportin në Kosovë, mendon se elita duhet të qëndrojë te Kombëtarja Shqiptare.

“Kam mbështetur sportin në Kosovë, kam dashur të thyhet heshtja e izolimit të sportit në Kosovë. Njohja e tij është gjëja më fantastike. Kam qenë i mendimit se elita të rrijë te Kombëtarja, përfaqësuesja e Kosovës të përfaqësohet me futbollistë jo kaq elitarë”.

Sa u përket planeve për të ardhmen, ish-kapiteni i kuqezinjve thekson se do të jetë i angazhuar jashtë dhe brenda fushës. Veç kësaj, ai e lë të hapur mundësinë e të qenit trajner i Kombëtares në të ardhmen. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje