Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Londër, një autobus dykatësh përfshihet nga flakët

Londër, një autobus dykatësh përfshihet nga flakët
October 02
13:38 2016

Një autobus dykatësh është përfshirë nga flakët teksa lëvizte në rrugët e Londrës. Lajmi është përhapur me shpejtësi në sajë të imazheve dhe videove të shpërndara nga përdorues të ndryshëm të Twitter-it.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, por mbeten të paditura shkaqet e zjarrit masiv. Zëdhënësja e zjarrfikëses në Londër raportoi se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që raportohet se 50% e autobusit ishte dëmtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë që kanë kryer evakuimin e zonës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje