Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Paraolimpike, notarja 15-vjeçare mahnit me hyrjen e saj si gangstere

September 10
17:03 2016

Notarja 15-vjeçare nga Northampton në Angli, Ellie Robinson, e cila vendosi një rekord të ri në garën e “S6 50m butterfly” do të mbahet mend edhe për hyrjen e saj aq të veçantë pak përpara nisjes së garës. Në eventin e së premtes mbrëma, në kuadër të Lojërave Paraolimpike, adoleshentja u pa të hynte veshur me një xhaketë të madhe të zezë, me kapuç në kokë dhe një ecje tipike prej gangstereje.

Teksa drejtohej drejt vendit të përcaktuar për të, ajo përshëndeti turmën që nisi ta brohoriste, mes tyre edhe prindërit e saj. Kjo ecje e saj shkaktoi mjaft reagime edhe në rrjetet sociale, ku fansat e saj shprehën komente nga më të ndryshmet për adoleshenten që arriti të siguronte Medaljen e Arit.

“Ajo është gati”; “Notarja më gangstere e parë ndonjëherë”; “Ellie Robinson, kampione. Një arritje e mrekullueshme”; “Ajo e mori situatën në dorë”; “Konkurrentet u frikësuan me hyrjen e saj”, ishin disa prej reagimeve të shumta ndaj kampiones.

“Unë dhashë gjithçka, dhashë maksimumin tim”, – u shpreh Ellie Robinson për “Channel 4” pas fitores së arritur. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje