Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Olimpike, trajneri i Luiza Gegës: E shqetëson tendina e Akilit

Lojërat Olimpike, trajneri i Luiza Gegës: E shqetëson tendina e Akilit
August 12
19:56 2016

Sot u bë e ditur se nënkampionja e Europës, Luiza Gega, ka probleme me tendinën e Akilit. Kjo është konfirmuar edhe nga trajneri i saj, Taulant Stërmasi. Në një komunikim për “Report TV”, ai bën me dije se atletja është në gjendje të mirë fizike dhe mund të arrijë finalen nëse nuk do të ndiejë dhimbje në tendinë.

“Sot zhvilluam stërvitjen e fundit dhe Luiza është në gjendje të mirë fizike por tendina e Akilit vazhdon ta shqetësojë ose më saktë ta ndiejë si shqetësim. Ne shpresojmë që të mos i jap shqetësim gjatë garës pasi do ishte problem i madh.”, është shprehur ai.

Atletja Luiza Gega do jetë një prej 56 atleteve që do të garojnë në 3,000 metra me pengesa dhe ku konkurrenca pritet të jetë shumë e fortë. /Blitz.al/