Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi arrin një tjetër sukses

Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi arrin një tjetër sukses
August 09
19:38 2016

Mediat botërore shkruan shumë për fitoren e Majlindës dhe se si Kosova arriti për herë të parë të sigurojë medaljen e artë olimpike. Por përveç transmetimit të këtij suksesi, sportistja nga Kosova u përfol se në qershor të këtij viti kishte refuzuar të kryente testin e dopingut në Francë.

Këto spekulime janë hedhur poshtë nga kryetari i Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka, i cili u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se bëhet fjalë vetëm për trillime.

“Menjëherë pas fitimit të medaljes, Majlinda është testuar për doping, ku ka rezultuar se është e pastër. Po të ndodhte e kundërta, deri tani Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’ia merrte medaljen e artë. Edhe njëherë është dëshmuar se sportistet tona, pa kurrfarë substanca të ndaluara, arrijnë suksese”,- është shprehur një burim i afërt me Kelmendin, duke bërë që kjo e fundit të triumfojë ndaj kritikëve.

Burimi: Telegrafi.com

/Blitz.al/

Komento