Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Olimpike, Luiza Gega nuk arrin kualifikimin në finale

Lojërat Olimpike, Luiza Gega nuk arrin kualifikimin në finale
August 13
15:48 2016

Atletja shqiptare Luiza Gega, e cila garon në Lojërat Olimpike, nuk ka mundur të kualifikohet në finale. Sportistja 27-vjeçare mori pjesën në garën e 3000 metrave me pengesa, për të tentuar kualifikimin në finalen e 15 gushtit, por nuk ia doli.

Dëmtimi duket se ka ndikuar që Gega të mbyllte garën në vendin e 16 mes 18 garueseve, me kohën 9 minuta, 58 sekonda e 49 të qindtat.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se ndihej gati të garonte duke dhënë maksimumin, pavarësisht problemit të saj në tendinë. “Gjithsesi sporti për mua nuk mbyllet këtu, lojërat e ardhshme vijnë më shpejt se ç’i mendojmë dhe unë do të vij me synime shumë më të mëdha”, – shprehej ndër të tjera atletja. /Blitz.al/

Komento