Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Olimpike 2016, Rusisë i ndalohet pjesëmarrja

Lojërat Olimpike 2016, Rusisë i ndalohet pjesëmarrja
July 21
13:59 2016

Rusia nuk ka mundur të përmbysë vendimin e CAS që ndalon sportistët rusë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2016. Komiteti Olimpik Rus dhe 68 atletët rusë u përpoqën të përmbysin pezullimin, masë e marrë nga CAS, organi që drejton atletikën botërore.

“Është e trishtueshme, por rregullat janë rregulla.”, është shprehur kampioni i 100 metërshit dhe 200 metërshit,  Usain Bolt. Mësohet se një pjesë e vogël e atletëve rusë munden ende të konkurrojnë si asnjanës në Lojërat Olimpike që pritet të nisin më 5 gusht në Rio.

Shkak për këtë pezullim të 68 atletëve rusë është bërë abuzimi me substancat e ndaluara. Yelena Isinbayeva, njëra prej atleteve që kanë apeluar për ndryshimin e vendimit, e cilësoi si të politizuar këtë çështje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje