Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lotaria amerikane drejt fundit, Trump shkatërron ëndrrat e mijëra shqiptarëve

Lotaria amerikane drejt fundit, Trump shkatërron ëndrrat e mijëra shqiptarëve
April 19
14:35 2017

SHBA-të pritet të anulojnë lotarinë amerikane për ta zëvendësuar atë me një sistem efikas për të marrë persona profesionistë e jo njerëz të zakonshëm joprofesionistë.

Presidenti amerikan Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që do ta bëjë shumë të vështirë për kompanitë amerikane të punësojnë persona nga vende të tjera, që punojnë me më pak para se qytetarët amerikanë.

“Bli amerikan, punëso amerikan”,- quhet urdhri i ri i firmosur nga Trump, i cili tha se ky është vetëm fillimi i një fushate që do të sjellë më shumë punë për amerikanët.

“Abuzimi i përhapur në sistemin tonë të emigracionit i ka lejuar kompanitë të zëvendësojnë punëtorët amerikanë me të huajt, për një pagë më të ulët”, – ka thënë Trump duke njoftuar se programi i vizave do të ndalet dhe kjo do ta vendosë Amerikën të parën.

Mediat amerikane shkruajnë se Trump ka udhëzuar kompanitë amerikane të mbrojnë mallrat amerikanë nga konkurrenca e mallrave të jashtme.

“Do të largohemi nga një lotari e rëndomtë që përzgjedh njerëz pa profesione të caktuara, që vijnë në SHBA për të punuar me rroga të ulëta dhe do të zëvendësohet me një sistem që nxit profesionet dhe punëtorët që paguhen me paga të larta”,- tha një zyrtar i administratës së Trump-it.

Kjo do të ishte një goditje e madhe për qindra e mijëra qytetarë shqiptarë që aplikojnë çdo vit për të shkuar në SHBA.

Aktualisht në bazë të ligjit amerikan pranohen çdo  vit 85.000 qytetarë emigrantë që përzgjidhen nga lotaritë e ambasadave amerikane në vende si Shqipëria. /Blitz.al/

Shperndaje