Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Llalla, qarkore për prokuroritë: Mos i fusni të gjithë në burg, ka mbipopullim

Llalla, qarkore për prokuroritë: Mos i fusni të gjithë në burg, ka mbipopullim
April 10
10:11 2016

Në një qarkore të miratuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla kërkohet nga prokurorët e rretheve që të tregohen të kujdesshëm në aplikimin e masave ekstreme të sigurisë. Veç kësaj, prokurori i Përgjithshëm kërkon rritjen e numrit të hetimeve kryesisht me iniciativë të prokurorit, si dhe shtimin e numrit të rasteve të gjykimit të drejtpërdrejtë.

Numri i lartë i të mbajturve në paraburgim vijon të krijojë një situatë shqetësuese që i është përcjellë prokurorisë edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezulton se në sistemin e burgjeve, për periudhën janar – dhjetor 2015, janë trajtuar 2962 të paraburgosur. “… Pavarësisht diskrecionit që ligji i njeh prokurorit, numri i rasteve të filluara kryesisht nga prokurorët është sërish i ulët”, – theksohet ndër të tjera në qarkore.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon rritjen e numrit të hetimeve, sidomos për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, si dhe impenjimin e trupës së prokurorëve për aplikimin më shpesh të gjykimit të drejtpërdrejtë. Ky lloj gjykimi është i lidhur me situatat ku nuk ka nevojë për hetime të tjera dhe fajësia e të pandehurit është e dukshme që në aktet paraprake.

Komento