Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Llalla për VOA-n: Zyrtarët me pasuri e orë të shtrenjta s’do të thotë se janë të korruptuar

Llalla për VOA-n: Zyrtarët me pasuri e orë të shtrenjta s’do të thotë se janë të korruptuar
April 01
17:17 2016

Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se lajmet që qarkullojnë nëpër media për vizitën e tij në SHBA janë spekulative. Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, ai shpjegoi se është anëtar i shoqatës pjesëmarrëse në konferencë, pagesa e së cilës shkon në 500 dollarë. Lidhur me mosshkuarjen në SHBA të kryeprokurorit të Durrësit, Llalla tha se shkak u bë mungesa e dokumentacionit të plotë nga ana ambasadës dhe mosbesimi i kësaj të fundit se ai do të kthehej në Shqipëri.

Gjatë intervistës, kryeprokurori theksoi se Prokuroria e Përgjithshme është e vendosur për të luftuar korrupsionin në radhët e saj. Referuar deklaratave të ambasadorit Lu për mënyrën e jetesës së zyrtarëve, Llalla tha se zyrtarët me pasuri dhe orë të shtrenjta nuk do të thotë se janë të korruptuar.

“Në Shqipëri, tashmë është e njohur për të gjithë, që ka një institucion që merret me deklarimin dhe verifikimin e pasurisë, si dhe një që tregon vërtetësinë, e ligjshme apo kundërligjshme. Nëse një zyrtar posedon një pasuri, s’do të thotë se është ai është i korruptuar. Nëse ke një unazë të shtrenjtë apo orë, s’do të thotë se je i korruptuar”,- u shpreh ai.

I pyetur lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo, kryeprokurori bëri të ditur se hetimi vazhdon. Ai u ndal edhe te çështja e ish-guvernatorit Ardian Fullani, duke theksuar se prokuroria nuk ka apeluar pasi nuk ka pasur shkelje proceduriale.

Etiketimet
Shperndaje