Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Listat paraprake të fituesve, studentët kundër MAS-it, nesër në protestë

Listat paraprake të fituesve, studentët kundër MAS-it, nesër në protestë
September 06
13:18 2016

Pas publikimit të listave paraprake të studentëve fitues për këtë vit akademik, mijëra studentë kanë shfaqur haptazi pakënaqësinë për skemën e hartuar nga Ministria e Arsimit, e cila lë jashtë studentët me mesatare të lartë. Sipas tyre, kjo është e gjitha e qëllimtë.

Klodi Leka i Lëvizjes për Universitetin është shprehur për “Opinion.al” se e gjithë kjo ka shkaktuar një kaos të vërtetë, duke bërë që të mbeten jashtë garës mjaft maturantë. Një problem tjetër është  mosnjohja e pikëve për lëndët e avancuara që janë vlerësuar njësoj si ato të zakonshmet.

Në vijim, ai shprehet se Ministria e Arsimit e ka ndryshuar skemën pesë herë brenda vitit dhe herën e fundit, dy javë përpara provimeve.

Gjithashtu, në “Olti Curri fanpage” është publikuar thirrja për protestë e studentëve. Bëhet me dije se protesta do të zhvillohet në orën 10:00 të datës 7 shtator përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Njoftimi i plotë

Përshëndetje Olti!
Maturantët kanë organizuar një protestë në datën 7, ora 10.00 , përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit!
Thirrje masive për maturantët!
Mos lejoni t’ju shtypin me këmbë! Ne kemi vlera, ne jemi e ardhmja! Me ne nuk mund të luajnë! Nuk mund të na heqin pikë për lëndë që nuk i kemi zhvilluar nëpër shkolla, nuk mund të fitojë një i 7-s drejtësi dhe jo ai i 9.5-s. Nuk mund të luani me jetët tona!
Bashkohuni me ne, gjithçka është vendosur, mungoni vetëm ju! Data 7, ora 10.00, përpara Kryeministrisë!

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje