Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lirohet studentja që i hodhi salcë në kokë ministres, ja kush është ajo

Lirohet studentja që i hodhi salcë në kokë ministres, ja kush është ajo
November 18
09:30 2016

Ditën e djeshme, një studente ka hedhur salcë mbi kokën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë Samitit të Studentëve. Bëhet fjalë për Mirela Rukon, nga Fieri, një aktiviste e “Lëvizjes për universitetin”, e cila e kishte planifikuar dhe xhiruar momentin kur  i zbrazte në kokë ministres një shishe me salcë domatesh.  Videoja është publikuar nga lëvizja në rrjetin social Facebook.

Mirela Ruko është studente në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin të Tiranës. Ruko ka mbaruar studimet bachelor për Sociologji dhe po në këtë fakultet ka vijuar studimet master. Ajo është 23 vjeçe dhe është nga qyteti i Fierit. Këtë vit akademik 23-vjeçarja duhej të vijonte studimet në vitin e dytë master shkencor te Shkencat Sociale, por, sipas saj, duke qenë se tarifat janë të larta, nuk po i ndjek studimet, pasi nuk mund të përballojë pagesën e tarifës së shkollimit.

“Ky ishte një aksion i menduar më herët. Arsyeja përse zgjodhëm salcë domateje, keçap, ishte së nëse do t’i hidhnim bojë, edhe akuzat ndaj nesh do ishin më të mëdha se mund të shkaktojë helmim dhe t’i vihet jeta në rrezik personit. Por ideja ishte që ta lyenim me diçka dhe shumë mirë kjo gjë bëhet me salcë domateje. Në lidhje me shoqërimin në polici, Mirela është marrë që në orën 17:05, por nuk do japë asnjë deklaratë në lidhje me këtë aksion. Edhe nëse do të vendosin gjobë apo do të hapin procese gjyqësore, ne nuk do t’i paguajmë. Gjyqi po vazhdon dhe mund të mbyllet me gjoba ndaj nesh, që s’do t’i pranojmë, ashtu edhe për gjobat që vendosën pasi aktivistët e lëvizjes u vunë emrin e merituar deputetëve nëpër kazanë plehrash”, – sqaron “Lëvizja për universitetin”.

Mirela është liruar nga policia në orën 3:00 të mëngjesit pasi u mbajt e shoqëruar për më shumë se 10 orë në polici. Ndaj saj janë ngritur disa akuza.

Mirela Ruko është një ndër aktivistet më të spikatura të “Lëvizjes për universitetin”. Ajo ka qenë pjesë e grupit të studentëve, të cilët kanë goditur me vezë kryeministrin Rama, vitin e kaluar teksa ky i fundit hynte në Fakultetin e Shkencave Sociale. /Blitz.al/

 

studentja

Komento
Shperndaje