Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lionel Messi rikthehet tek “Argjentina”

Lionel Messi rikthehet tek “Argjentina”
August 12
22:09 2016

Kapiteni i skuadrës së Argjentinës, Lionel Messi, ka njoftuar se është tërhequr nga vendimi për të dhënë dorëheqjen nga futbolli ndërkombëtar, pas një bisede që ka zhvilluar me trajnerin e ri Edgardo Bauza. Ai konfirmoi në deklaratën e tij qëllimin për t’iu bashkuar sërish ekipit kombëtar argjentinas.

Ylli i Barcelonës mori vendimin për të dhënë dorëheqjen pas disfatës në finalen e “Copa America 2016”. “E shoh se ka shumë probleme në futbollin argjentinas dhe nuk dua t’i shtoj një tjetër. Kemi shumë për të rregulluar në futbollin kombëtar dhe unë dua ta realizoj këtë nga brenda, jo duke qenë jashtë”, – është shprehur ai në deklaratën e kësaj të premteje.

Lionel Messi pranoi se ishte dashuria për skuadrën që e bindi atë të rikthehej. “I falënderoj të gjithë ata që më duan dhe duan të më shohin të luaj për Argjentinën. Shpresoj që së shpejti t’i lumturoj”, – ka përfunduar ai deklaratën. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje