Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linjat më të sigurta ajrore për vitin 2017

Linjat më të sigurta ajrore për vitin 2017
January 06
16:02 2017

Viti që lamë pas është cilësuar si një prej viteve më të sigurt dhe pa shumë incidente në fluturimet ajrore.

Edhe pse ka pasur disa incidente ajrore, ku vlen të përmendet ai i Brazilit, ku humbi jetën thuajse i gjithë ekipi i futbollit të Chapecoenses, në tërësinë e tij viti që lamë pas ishte me fluturime të sigurta.

Por cilat janë linjat ajrore që ofrojnë sigurinë më të madhe për këtë vit?

AirlineRatings.com ka renditur linjat më të mira mes 425 të studiuarave për të udhëtuar këtë vit.

Për të katërtin vit radhazi kjo renditje kryesohet nga kompania australiane “Qantas”, së cilës nuk i ka ndodhur asnjë incident ajror që prej krijimit të saj.

Lista e top 20-s në bazë të rendit alfabetik anglez është kjo:

Air New Zealand, Alaska Airlines, All Nippon Airways, British Airways, Cathay Pacific Airways, Delta Air Lines, Etihad Airways, EVA Air, Finnair, Hawaiian Airlines, Japan Airlines, KLM, Lufthansa, Scandinavian Airline System, Singapore Airlines, Swiss, United Airlines, Virgin Atlantic dhe Virgin Australia.

Renditja është bërë në bazë të një sërë elementesh, si siguria, linjat e reja, avancimi në teknologjinë e avionëve etj.

Faqja ka renditur edhe kompanitë që kanë çmimet më të ulëta në treg dhe ato janë në rend alfabetik të njëjtë:

Aer Lingus, Flybe, HK Express, Jetblue, Jetstar Australia, Jetstar Asia, Thomas Cook, Virgin America, Vueling dhe Westjet.

Linjat më të këqija që rrezikojnë me standardet e tyre i përkasin disa shteteve si Indonezia, Afganistani, Surinami dhe Nepali. /Blitz.al/

qantas

Shperndaje