Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindita Nikolla: Sistemi i ri, më të mirët zgjedhin të parët

Lindita Nikolla: Sistemi i ri, më të mirët zgjedhin të parët
September 07
13:39 2016

Ditën e sotme maturantët kanë zhvilluar protestë pranë kryeministrisë pasi dy ditë më parë janë bërë publike listat e raundit të parë të fituesve në universitete. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e shoqëruar nga dy rektorët e Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit Politeknik ka dalë në një deklaratë publike për tu dhënë përgjigje të gjithë maturatëve që  nuk kanë arritur të rezultojnë fitues në asnjë universitet.

“Që në muajin shkurt janë bërë të qarta kriteret e aplikimit. Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje shqetësimet që janë përcjellë. Jemi këtu për të treguar dhe njëherë që nuk ka asnjë shqetësim pasi ky sistem është më i drejtë dhe i lehtë dhe bazohet mbi meritën.

Pse ofron transparence, sepse është bërë e qartë që në shkurt kriteri dhe lidhja e maturantit me universitetin është e drejtpërdrejtë jo më nga Angjencia Kombëtare e Provimeve. Ju këto ditë nuk po shihni listë përfundimtare të fituesve. Secili prej jush ka mundësi të shohë se ku është me potencialet në krahasim me të tjerët. Nuk jeni më peng në krahasim me vitet e shkuara pasi nuk varet më nga një copë letër të zbuloni se ku do të studioni. Ju kuptoni qartësisht se si është bërë zgjedhja dhe situatën, për të patur mundësi për të zgjedhur vetë se ku dëshironi të studioni. Në raundin e dytë keni mundësi të ndryshoni zgjedhjet. Universitetet kanë shpallur vendet për të cilat ju keni aplikuar. Më të mirët kanë rradhën të zgjedhin të parët.  Maturantët që rezultojnë me mesatare më të vogël se sa 6 nuk do të vijojnë studimet në universitete por në institucione profesionale. Duhen falenderuar institucionet e arsimit të lartë për përcaktimin e vendeve dhe kuotave dhe tarifave të studimit për këtë vit shkollor. Janë rritur vendet e studimit , 25 mijë kuota janë vetëm nga institucionet e arsimit të lartë publik dhe 9 mijë nga institucionet e arsimit privat. Në fund do të rezultojë një situatë e re krejtësisht produktive. Kini kujdes dhe dëgjoni me vëmendje udhëzimet që dalin nga autoritete e arsimit të lartë dhe të universiteteve.  Do të ketë shumë kuota të lira në përfundim të raundit të parë. Ndiqni me kujdes dhe procedurat e regjistrimit pasi është e ndarë në dy faza , regjistrimi elektronik dhe ai pranë sekretarisë së universitetit përkatës.”- është shprehur ministrja Nikolla.

Komento
Shperndaje