Blitz

 Breaking News

Lihet i lirë, ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt! U denoncua nga i vëllai për dhunë

Lihet i lirë, ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt! U denoncua nga i vëllai për dhunë
May 14
12:28 2020

Mentor Hadërgjonaj, ish-bashkëshorti i këngëtares Arbërije Hadërgjonaj u arrestua ditën e djeshme nga policia pas denoncimit  që u bë nga vëllai i tij 1 javë më parë.

Ai është lënë i lirë një ditë pas arrestimit për akuzën e dhunës në familje.

Gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje”, për 52-vjeçarin i cili kishte 7 ditë në kërkim pas akuzës së ngritur nga i vëllai.

Adem Hadërgjonaj ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë. Thuhet se e ai kishte shkuar në ish-ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

“Ata (i vëllai dhe miku që e shoqëronte S.K.) më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambienteve. Më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë”, dëshmoi vëllai i tij në polici.

Share