Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lihet i lirë biznesmeni Neranxi, PD: Hakmarrje e Veliajt

Lihet i lirë biznesmeni Neranxi, PD: Hakmarrje e Veliajt
April 24
09:49 2016

Biznesmeni Nikollaq Neranxi është lënë i lirë pas mesnate, pas marrjes në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë biznesit të tij. Ai u paraqit në pas pas orës 6 të pasdites së djeshme në Komisariatin numër 6 të Tiranës, për të sqaruar konfliktin dhe fyerjen që një polic i Rrugores ka pretenduar se i ka bërë biznesmeni pasi është gjobitur për parkim të gabuar.

Pas lirimit, biznesmeni ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku e ka konsideruar ndalimin si të parregullt, një ngjarje e shëmtuar me të cilën do merret në ditët në vijim. Në cilësinë e kryetarit të Mbrojtjes së Tregut dhe Tregtarëve të Shqipërisë, ai është mbrojtës i interesave të biznesit. Pak kohë më parë, biznesmeni ka çuar në gjyq disa ligje të qeverisë si dhe paketën e taksave mbi biznesin. Jo më larg se ditën e djeshme, Neranxi postoi në “Facebook”, videon e grabitjes së biznesit të tij kohë më parë, ngjarje që ende nuk është zbardhur nga policia.

Lidhur me këtë incident, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Sipas deputetit të opozitës, Gerti Bogdani, kjo është një hakmarrje e kryebashkiakut Veliaj për protestën e bërë më herët kundër rritjes së taksave. Bogdani shkoi pasditen e djeshme në ambientet e komisariatit ku ishte i shoqëruar biznesmeni Neranxi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje