Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ligji për mbetjet urbane, Rama: I domosdoshëm në çdo aspekt, ndryshe nga ai i 2013-s

Ligji për mbetjet urbane, Rama: I domosdoshëm në çdo aspekt, ndryshe nga ai i 2013-s
September 26
12:03 2016

Në një takim të zhvilluar mesditën e sotme me përfaqësues të shoqatës së ricikluesve dhe ekspertë të mjedisit, kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi si fillim se në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ky ligj te ne shfaqet më i kufizuar.

“Para miratimit të këtij ligji ishim i vetmi vend në Europë, i vetmi vend në Ballkan që nuk i njihnim industrisë së riciklimit të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj”,- ka theksuar Rama.

Më tej, kryeministri shprehet se ky ligj, i miratuar sipas direktivave të Bashkimit Europian, është i domosdoshëm në çdo aspekt. Ai nuk ka qëllime të paligjshme krahasuar me akuzat që Rama i cilësoi si spekulative.

“Këto mbetje nuk janë plehra, por lëndë të para me vlerë, të cilat rikthehen në treg. Ligji nuk ka aspak qëllime të paligjshme, përkundrazi vendet e zhvilluara investojnë për këtë industri pasi ka impakt pozitiv. Operatorët premtojnë rritje të punësimit, ndaj nuk duhet të akuzojmë dhe shprehemi kundër këtij ligji. Një ambientalist nuk mund të jetë kundër riciklimit. Theksoj se ligji i miratuar ka shumë dallime me ligjin e 2013-s.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se pika doganore nga do të importohen mbetjet është porti i Durrësit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje