Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ligji për mbetjet, deputeti i LSI-së: Do të dal në protestë me shoqërinë civile

Ligji për mbetjet, deputeti i LSI-së: Do të dal në protestë me shoqërinë civile
September 27
19:00 2016

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i cili abstenoi në parlament ligjin për importin e mbetjeve dhe që ka shpallur kandidaturën për kreun e kësaj force, ka dalë haptazi në mbështetje të shoqërisë civile.

Përmes një postimi në Twitter, ai bën të ditur se do të marrë pjesë në protestën e shoqërisë civile kundër ligjit për mbetjet urbane, që pritet të zhvillohet më 1 tetor.

“Vendosa që më 1 tetor të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë”,- shprehet deputeti, i cili ka deklaruar mbështetjen për referendumin për këtë çështje. /Blitz.al/

Komento