Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ligji i ri: Emigrantët shqiptarë në Kanada do të përfitojnë pensione

Ligji i ri: Emigrantët shqiptarë në Kanada do të përfitojnë pensione
September 13
08:15 2019

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Kanada, mund të përfitojnë pension.70 mijë besohet se është numri i  shqiptarëve që do të përfitojnë pas votimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Anila Denaj, ministre e Financave, tregon se pensioni do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë:

Shtetasit shqiptare do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri duke mos humbur asnjë të drejtë. Marrëveshja krijon hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë përveçse me Kanadanë, edhe me vendet e tjera me të cilat dy vendet kanë marrëveshje dypalëshe.”

Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.

Gjithashtu llogariten përfitimet që kanë të bëjnë me sëmundjet, shtatzënitë, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore. /Blitz.al/

Burimi: Top Channel

Komento
Shperndaje