Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ligji i mbetjeve, Meta: Në mbështetje të Shoqërisë Civile për monitorim

Ligji i mbetjeve, Meta: Në mbështetje të Shoqërisë Civile për monitorim
September 30
18:16 2016

Në një prononcim për mediat, kryeparlamentari Ilir Meta reagoi lidhur me protestën e paralajmëruar të Shoqërisë Civile që kundërshton ligjin për mbetjet urbane. Një ditë përpara protestës, ai u shpreh se Shoqëria Civile i ka të gjitha kapacitetet për të verifikuar zbatimin me korrektësi të ligjit të mbetjeve.

Meta bëri me dije se i ka kërkuar ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe atij të Drejtësisë, Ylli Manjani, që ky detyrim ligjor të shoqërohet dhe iniciativa konkrete që realizojnë monitorimin 100% nga Shoqëria Civile të zbatimit të ligjit mbi mbetjet urbane.

“Ne respektojmë shqetësimin e Shoqërisë Civile. Kjo është arsyeja pse është bërë amendamenti, ndaj kam kërkuar nga ministrat të shikojnë të gjitha hapësirat që monitorimi të zbatohet 100% në praktikë. Sa i takon referendumit ne mendojmë se u takon njerëzve ta vlerësojnë”, u shpreh kreu i Kuvendit.

I pyetur lidhur me deklaratën e deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, se do të protestojë të shtunën, Meta tha: “E drejta e Spahiut që e ka nisur dhe ai fushatën e tij.  Por amendamenti dhe është mbështetur nga shumica. Në dialog me Shoqërinë Civile, ministri Koka e Manjani do të shohin sesi zbatohet ligji 100% në praktikë”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje