Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lidhja Rinore Ambientaliste zhvillon aktivitetin e parë kombëtar: Qeveria aktuale të pranojë dështimin

September 16
16:03 2016

Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar ditën e sotme aktivitetin e parë kombëtar për rininë me temë “ Rinia, periudha e vlerave dhe vitalitetit”. Përfaqësuesit e kësaj partie u mblodhën për t’i dhënë një mesazh të fuqishëm politikës shqiptare.

Në fjalën e tij, kryetari i Lidhjes Rinore Ambientaliste, Hergi Tabaku, ftoi të rinjtë për të bindur qeverinë aktuale se ka ardhur koha të pranojë dështimin dhe se kurrë nuk do arrijë të nëpërkëmbë frymën rinore të vendit.

“Ne sot po përballemi me demokraci të rreme. Ne sot po përballemi me një pushtet hileqar, dinak, ne duhet të fitojmë luftën tonë dhe kjo luftë është për më shumë të drejta, për më shumë pjesëmarrje, për më shumë mjedis të pastër e të gjelbër, për më shumë institucione arsimore. Të gjithë bashkë, të bashkuar, duhet të dimë të bindim qeverinë aktuale se ka ardhur koha të pranojë dështimin”, – u shpreh kreu i LRA-së.

Të rinjtë e LRA-së u përshëndetën nga kreu PAA-së, Agron Duka, i cili e vlerësoi Lidhjen Rinore Ambientaliste si mbështetësin kryesor dhe jo thjesht një degëzim, si dhe nga përfaqësuesi i PAA-së për Tiranën, Adi Haxhiymeri.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje