Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lidhja e Gruas Ambientaliste zhvillon aktivitetin e parë kombëtar të saj

Lidhja e Gruas Ambientaliste zhvillon aktivitetin e parë kombëtar të saj
October 04
14:55 2016

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takimin e parë të Lidhjes së Gruas Ambientaliste me temë “Të ecim së bashku”. Në takim morën pjesë gra anëtare të LGA-së nga e gjithë Shqipëria. Në fjalën e saj në këtë takim, kryetarja e LGA-së, Aelita Mani, u shpreh se femrat duhet të jenë të bashkuara për t’i thënë jo ndotjes së ambientit, jo importit të plehrave dhe jo vrasjes së ëndrrave të të rinjve.

“Së bashku ta ngremë më fort zërin për t’i thënë jo ndotjes së mjedisit dhe importit të plehrave, për të mos lejuar institucionet shtetërore të luajnë dhe të vrasin ëndrrat e të rinjve për t’u arsimuar, siç ka ndodhur së fundmi me ligjin për pranimin në universitete; për të kërkuar që qeveria të hapë vende pune dhe të ndalojë mbulimin e vendit me kanabis; për të kërkuar që jeta jonë të jetë më e qetë dhe sigurt dhe jo e kërcënuar”,- është shprehur Alieta Mani.

Ndërsa në fjalën e tij, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha se indiferentizmi i femrave ka krijuar shpeshherë terren për njerëz që nuk e meritojnë. Sipas Agron Dukës, gruaja është një nga shtyllat kryesore të jetës dhe e tillë duhet të jetë edhe në vendimmarrjen politike.

Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, besoj se barazia gjinore është çelësi për një sipërmarrje të suksesshme. Prandaj në mënyrë që të kultivojmë një platformë nga ku mund të ndajmë bashkërisht ide dhe të ndërtojmë marrëdhënie të reja, është e domosdoshme pjesëmarrja juaj në politikë. Nëpërmjet jush ne duhet të përcjellim besim që figura e gruas në Partinë Agrare Ambientaliste do të ketë mundësi për të punuar dhe vepruar në interes të qytetarëve. Po të kërkoni 100% të kontributeve tuaja do të ishit 100% në qeveri, 100% kudo, do të ishit 100% administratore dhe pronare të bizneseve të ndryshme. Indiferentizmi shpeshherë nga ana juaj u jep terren njerëzve që nuk e meritojnë dhe nuk besoj se përfitohet gjë duke evidentuar dhe duke thënë që s’na hapet dera”.

Në aktivitet nuk munguan elementet artistike, siç ishin interpretimet e këngëtareve Myfarete Laze dhe Kejsi Tola./Blitz.al/

thumbnail_dsc_9837 thumbnail_thumb_aid_4308_1024 thumbnail_thumb_aid_4650_1024dsc_9732 dsc_9734 dsc_9748 dsc_9773

Komento
Shperndaje