Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lideri Kim Jong, të rinjve: Sfidoni vdekjen për regjimin!

Lideri Kim Jong, të rinjve: Sfidoni vdekjen për regjimin!
August 29
18:12 2016

Lideri koreanoverior Kim Jong u është drejtuar të rinjve të vendit të tij që të bëhen trupa që sfidojnë vdekjen në mbrojtje të shtetit socialist duke u bazuar në guidën revolucionare ushtarake Songun.

Kjo është ajo që raporton agjencia e shtypit Kcna, për fjalën e diktatorit të mbajtur në Kongresin e 9-të të të rinjve socialistë “Kim Il Sung”.

“Të gjithë të rinjtë koreanë në veri, në jug dhe në perëndim duhet të bashkojnë vullnetin dhe qëllimet e tyre, të kenë solidaritet dhe bashkim në luftën patriotike të bashkimit, për të thyer pengesat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nga forcat antibashkim!” – mendohet të ketë thënë Kim Jong-un, sipas asaj që shkruan Kcna. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje