Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lideri fetar saudit: Iranianët nuk janë myslimanë

Lideri fetar saudit: Iranianët nuk janë myslimanë
September 07
11:00 2016

Lideri fetar saudit, Mufti Abdulaziz al-Sheikh, ka lëshuar deklarata kundër iranianëve pas ftesës që homologu i tij iranian Ayatollah Ali Khamenei i kishte bërë botës myslimane për të vënë në dyshim drejtimin saudit të pelegrinazheve në vendet e shenjta të Mekës e të Medinës.

“Tashmë e dimë, iranianët nuk janë myslimanë. Veprimet e tyre kundër myslimanëve, veçanërisht ndaj sunitëve, janë të njohura prej shumë kohësh”, – shprehet Mufti Abdulaziz al-Sheikh.

Khamenei, nga ana tjetër, i jep peshë rastit të aksidentit të vitit të kaluar, ku nga rënia e një vinçi humbi jetën një grup prej 2297 pelegrinësh, prej të cilëve 460 ishin iranianë.

Këto “përplasje” rinisin në vigjilje të haxhit, pelegrinazhit vjetor të myslimanëve, i cili këtë vit nis ditën e shtunë, në vazhdim të muajve të tërë tensioni mes Arabisë Saudite (sunite) dhe Iranit (shiite). /Blitz.al/

Komento
Shperndaje