Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Librazhd/ Burri godet 15 herë me thikë gruan, më pas hidhet nga ballkoni i katit të katërt

Librazhd/ Burri godet 15 herë me thikë gruan, më pas hidhet nga ballkoni i katit të katërt
September 07
08:31 2019

Mbrëmjen e djeshme një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Librazhd, ku një 53-vjeçar shkoi deri në marrëzi sa vrau me thikë gruan e tij dhe më pas u hodh nga ballkoni i katit të katërt të apartamentit. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 22:40 në lagjen “Shkumbin” në Librazhd.

Sipas detajeve, të siguruara nga “BalkanWeb”, çifiti Daut dhe Lule Gjokola, pas xhiros së mbrëmjes në pedonalen e qytetit, është kthyer në apartamentin ku jetonin vitet e fundit, në një pallat në qendër të Librazhdit. Mësohet se në banese ka qenë djali, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë. Pak minuta pasi janë futur në dhomën e tyre, në rrethana që ende nuk dihen, ka ndodhur krimi. Viktima është masakruar nga i shoqi, pasi të paktën 15 thika janë konstatuar të ngulura mbi gjoksin e 49-vjeçares. Pas thirrjeve paraprake për ndihmë aty kanë mbërritur fqinjët, të cilët kanë gjetur në gjendje shoku djalin e çiftit Gjokola.

Fqinjët kanë transportuar në urgjencën e spitalit gruan e masakruar, e cila ka ndërruar jetë sapo e kanë shtrirë në krevatin e spitalit. Plagët e shumta kanë rezultuar fatale për jetën e saj. Ndërsa Lule Gjoleka ndodhej në spital, bashkëshorti i saj vrasës është vetëhedhur nga ballkoni i apartamentit në katin e katërt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mbetet misterioz motivi i krimit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Ndërkohë që policia ka marrë dëshmi të fqinjëve për të zbardhur ngjarjen. Çifti njihej në gjithë qytetin pasi pothuajse gjithmonë qëndronin së bashku.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet trupi i 53-vjeçarit në rrugë, i mbuluar me çarçaf. Ndërkohë, trupat e pajetë të çiftit ndodhen në morgun e spitalit të Elbasanit, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje