Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Libi, ISIS vret gazetarin holandez

Libi, ISIS vret gazetarin holandez
October 03
14:04 2016

Një snajper i Shtetit Islamik ka qëlluar për vdekje një fotoreporter holandez të dielën, në qytetin libian Sirte, bastion i fundit i Shtetit Islamik në Libi. Jeroen Oerlemans u vra teksa shoqëronte ekipin e pastrimit të minave në pjesën e çliruar të qytetit.

Gazetari 45-vjeçar, i cili kishte parashikuar të kthehej në shtëpi të hënën, ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Ekzekutimi i tij është cilësuar si fatal duke qenë se në atë rrugë kalonin vazhdimisht njerëz.

Gjatë qëndrimit të tij në Siri në 2012-n, ku ai mbeti i plagosur, u rrëmbye dhe u lirua një javë më pas.

Ambasadori holandez në Libi, Eric Strating, ka shprehur ngushëllimet e tij në Twitter: “U prehsh në paqe! Fotografitë e tua do të jetojnë përgjithmonë.” /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje