Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Libi, arrestohet një komandant i ISIS-it

Libi, arrestohet një komandant i ISIS-it
August 02
09:46 2016

Në qytetin Sirte në Libi është arrestuar një ndër liderët e Shtetit Islamik, teksa tentonte të arratisej në det.

Ka qenë gjenerali Mohammed al Ghasry, zëdhënësi i forcave të operacioneve “Al Bayan al Marsus”, ai që ka dhënë lajmin.

“Trupat tanë kanë arritur të kapin njërin ndër liderët e ISIS-it, ndërkohë që po tentonte të largohej nëpërmjet detit. Beteja për çlirimin e Sirtes është një betejë që e ka bashkuar të gjithë popullin libian”, – u shpreh gjenerali në një konferencë për shtyp të mbajtur dje e të transmetuar në televizionin satelitor “Misurata”.

Gjithashtu ai ka dashur t’i kushtojë vëmendje edhe ndihmës së ndërkombëtarëve, duke theksuar se mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për të spastruar plotësisht vendin nga organizatat terroriste është e koordinuar me trupat vendase dhe me Këshillin Presidencial. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje