Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Liberalizimi i vizave për Kosovën, konferenca nis në orën 15:00

Liberalizimi i vizave për Kosovën, konferenca nis në orën 15:00
May 04
12:06 2016

Përmes një komunikate për shtyp, Bashkimi Europian bëri të ditur se në orën 15:00 do të bëhet i ditur vendimi për rekomandim ose jo për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në orën 15:00 do të ketë një konferencë për shtyp në mes të komisionarit Dimitirs Avramapolous dhe Ministrit të brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni”, thuhet në njoftimin e Bashkimit Europian.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme për Kosovën, Skënder Hyseni, i cili nuk dha shumë detaje, por vetëm shtoi se mediat do të informohen pas takimit që do zhvillohet në ndërtesën e Komisionit Europian. Në një prononcim të një dite më parë, zëdhënësja e KE-së, Mina Andreevas, konfirmoi lajmin, por nuk saktësoi nëse janë plotësuar ose jo kriteret, pasi tha se vlerësimi shtë në dorë të komisionerëve.

Përshtatur nga “Kosova Press”

Etiketimet
Shperndaje