Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Liberalizimi i vizave, PE voton kundër Kosovës

Liberalizimi i vizave, PE voton kundër Kosovës
September 05
18:09 2016

Komiteti për Drejtësi dhe Liritë Civile dhe Punë të Brendshme në Parlamentin Europian ka votuar kundër draft-raportit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Drafti i liberalizimit të vizave u propozua nga raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, e cila kërkoi përkrahje për Kosovën në këtë votim, ndërsa nga liderët kosovarë që të përmbushin kriteret që Bashkimi Europian ua ka paracaktuar si kushte për liberalizimin e vizave.

Por sipas Komitetit për Drejtësi dhe Liritë Civile dhe Punë të Brendshme, Kosova nuk i ka përmbushur ende kriteret, në një kohë kur demarkacioni me Malin e Zi ende nuk është ratifikuar. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje