Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Libër për “Dëshmorin e Atdheut” Ibrahim Basha, të vrarë në Lazarat

Libër për “Dëshmorin e Atdheut” Ibrahim Basha, të vrarë në Lazarat
December 26
16:37 2016

Dëshmori i Atdheut, Ibrahim Basha, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Lazarat, tashmë është gdhendur në radhët e një libri të publikuar në nder të tij, të shkruar nga autorët Arben Duka e Kujtim Boriçi.

Libri titullohet “Heroizëm i shkruar me gjak atdhedashurie”.

E motra e Ibrahim Bashës, tashmë në radhët e Policisë së Shtetit, mes lotësh theksoi se Ibrahimi ishte njeriu më i mirë që kishte njohur në jetën e saj. Cilësitë e tij ia kanë përshkruar më së miri në këtë libër dy bashkautorët.

“Ti vëlla e flijove jetën tënde në emër të paqes dhe të qetësisë, në emër të atdheut. Ti besoje me gjithë forcën tënde te ligji, te uniforma, te rregulli dhe u shndërrove në simbol të përpjekjeve të çdo punonjësi policie, për vënien e rendit dhe respektimit të ligjit. Veprat e tua ishin të mëdha. Duke shpresuar se një ditë do të të shohim përsëri unë jam dhe mbetem krenare për ty”,- tha motra e Ibrahimit. /Blitz.al/

4

3

 

Komento
Shperndaje