Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë, vritet me armë 28-vjeçarja

Lezhë, vritet me armë 28-vjeçarja
November 11
12:06 2016

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku është ekzekutuar me armë zjarri 28-vjeçarja Etleva Ndoka, pronare e një parukerie. Mësohet se ajo është qëlluar me armë nga një person, që pak çaste më vonë është identifikuar nga policia si Alfred Nikolli, 31 vjeç, i cili menjëherë sapo ka kryer krimin është larguar  me vrap nga vendi i ngjarjes.

E reja është dërguar më pas në spitalin e Lezhës, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri në këto momente policia ende nuk ka mundur ta vërë Nikollin në pranga, ndërkohë që vijojnë kërkimet në qytet.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij krimi apo lidhja e autorit me viktimën, që pritet të zbulohet në orët në vijim pas hetimeve të policisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje